Rooney, sportisti më i pasur në Britani

Wayne Rooney është sportisti më i pasur i ri në Britani të Madhe në listën për vitin 2016 të bërë nga “Sunday Times”, raporton Anadolu Agency (AA).

Në listën e sportistëve më të pasur të rinj mund të jenë atletë nga mosha 30-vjeçare dhe më pak. Sipas revistës magazinës javore britanike pasuria e Rooney është vlerësuar në 105.2 milionë euro.

Pasojnë vëllezërit e tenisit Andy dhe Jamie Murray me 74.4 milionë euro, nga të cilët reketi i dytë në botë Andy ka fituar 73.1 milionë euro. Në vendin e tretë është lojtari i golfit Rory McIlroy, pasuria e të cilit arrin në 71.8 milionë euro. Pasuria e McIlroy në listën e vitit të kaluar ka qenë 23 milionë euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button