Çfarë bëri i dashuri që e nervozoi kaq shumë Dua Lipa-n?

Kush thotë se nuk e ka provuar injorimin të paktën një herë nga personi që ka përballë ndërsa merret me telefonin, me siguri gënjen. Të gjithë e kanë të pashmangshme të shpëtojnë nga kjo mani që i ka kapluar të gjithë nga pak, sidomos të rinjtë. E fundit që është gjendur në një situatë të ngjashme është edhe këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa, e cila nuk e ka mbajtur dot zemërimin.

Modeli dhe kuzhinieri Isaac Carew, argëtohet pa fund në rrjetet sociale, madje shpesh e bën këtë edhe duke “zemëruar” të dashurën. Në një foto të tij të postuar në profilin e saj në SnapChat, Dua duket e nervozuar për mungesën e vëmendjes së tij, aq sa mbi foton e postuar shkruan: “Më shiko mua, lëre telefonin.” Ia ka dalë, në fakt, të marrë sërish vëmendje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button