Çdo kush feston për vete

Tatjana Popovska, editorial “Festime që përçajnë”, Utrinski Vesnik
Pushteti me mënyrën me të cilën i përvetëson datat e rëndësishme, bën çdo gjë që ta refuzojë prezencën e opozitës. Maqedonasit nuk shkojnë ne festimet e Shqiptarëve, e Shqiptarët plotësisht i injorojnë festimet e Maqedonasve.

Gjorgi Spasov, kolumnë – “Çfarë presidenti i duet Maqedonisë?”, Utrinski Vesnik
Nëse Ahmeti deklaron se BDI nuk janë të sigurt nëse do ta mbështesin edhe  njëherë  Ivanovin, e deklarata të ngjashme ke edhe nga partnerët e koalicionit me DPMNE, bëhet e qartë pse BDI ka dilema rreth Ivanovit,  përpos dëgjueshmërisë së tij të verbër ndaj Gruevskit.

Sonja Kramarska, kolumnë – “ Sorra sorrës nuk ia nxjerr sytë!”, Utrinski Vesnik
Kuptuam se ka pasur tenderë të privilegjuar, zgjedhje të dyshimtë të metaleve për lapidarët dhe dallim në çmime, por mungoi informata kryesore – kush e ka bë këtë, kush i ka firmosur llogarite, vendimet për tenderët, kush, kush?

Biljana Sekulovska, kolumnë – “Dita e mjerimit, dita e urithit”, Vest
Sipas traditës historike, presidenti Ivanov çdo muaj merr pjesë në ndonjë sukses të papërsëritshëm të shtetit, duke shikuar në mënyrë vizionare kah ardhmëria. Dita e prasit, dita e shegës, dita e fikut, dita e gështenjës, dita e pastërmajlisë, apriliadë, budallakiadë. Mjerim pas mjerimi.

Lepa Gjorgievska, koment – “Deri te rregullorja zgjedhore pa politikani”, Dnevnik
Ndryshimet e  rregullores zgjedhore më tej të mos jenë pjesë e fushatës partiake të dikujt dhe tentim për fitimin e pikave politiko- ditore ose tentim të shpjegohet disfatë zgjedhore.  Për këtë shkak, tani të punohet dhe të bëhet ligj pa politik.

Darko Janevski, kolumnë – “ Evropa e lirë dhe Maqedonia jo e lirë”, Dnevnik
Në çfarë do të ishim të lirë? Nëse themi se edhe me çmim të dhunës, çdo  qeveri që nuk është e përbërë nga opozita aktuale, duhet të rrëzohet. Të themi se kanë të drejtë ata që na mbajnë mësime për lirinë e gazetarisë, e njëkohësisht krenohen me atë që kanë bombarduar shtëpi radio- televizioni.

Vlatko Gjorçev, kolumnë – “Minhauzenët  nga LSDM”, Dnevnik
Deputetët e LSDM sikur e përvetësuan ligjin për ndihmë për të falimentuarit, duke pa se po afrohen  zgjedhjet e ardhshme parlamentare, por i njëjti ligj nuk ishte i nënshkruar nga Crvenkovski si kryetar. Bëhej fjalë për manipulim me marrëveshje.

Mersel Bilalli, kolumnë – “Po hetohet pranvera”, Sloboden Peçat
Tani, prej udhëkryqit ballkanik mbetëm zorrë qorre e Ballkanit. U djegën shumë miliarda nga zjarri antik i ndezur në zemrat e njerëzve injorantë.

Branko Triçkovski, kolumnë – “Seratorium VMROVUM”, Sloboden Peçat
Refuzimi i faktorëve relevant Maqedonas që ta kuptojnë projektin kohor antimaqedonas, anticivilizies, antinormal, nëse doni, projekt i VMRO-së, rezulton me keqësim të vazhdueshëm të performancave nacionale.

Lajme të ngjashme

Back to top button