Vendet e Ballkanit do të koordinohen për trajtimin e migrantëve

Ministrat e Jashtëm të Greqisë, Maqedonisë, Shqipërisë dhe Bullgarisë janë zotuar se do ta përmirësojnë koordinimin për trajtimin e migrantëve në “Rrugën e Ballkanit” drejt Evropës Perëndimore.

“Ne do t’i koordinojmë përpjekjet tona, ne do të provojmë që t’i shmangim zgjidhjet që janë në kurriz të vetëm një shteti”, ka thënë ministri i Jashtëm i Maqedonisë, Nikola Poposki, pas dy ditë bisedimesh në Greqi.

Gjatë bisedimeve katër vendet fqinje u pajtuan se ato duhet t’u përgjigjen grupeve në nevojë të migrantëve dhe fëmijëve të pashoqëruar, si dhe të punojnë më ngushtë në luftën kundër trafikimit njerëzor.

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias, tha se një mekanizëm i koordinimit do të ngritet dhe funksionojë brenda gjashtë muajsh. Më shumë se 1 milion migrantë në vitin 2015 arritën në Greqi nga Turqia, përmes anijeve të gomës, të ndihmuar nga trafikantët, dhe pastaj kalonin në këmbë nga Maqedonia në Austri, me qëllim të arritjes në shtetet e e Bashkimit Evropian.

Por, kjo rrugë u mbyll përfundimisht pas marrveshjes BE-Turqi për migrantët. Pikërisht implementimi I marrveshjes ka sjellur në Turqi Kancelaren gjermane, Angela Merkel dhe zyrtarë tjerë të lartë të BE-së të cilët pritet ta vizitojnë sot kufirin turko-sirian. Turqia ka paralajmëruar se marrëveshja mund të prishet nëse nuk plotësohet kërkesa për udhëtim pa viza në BE, për qytetarët turk.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button