Sela refuzon tabelat skandaloze për Strugën!

Kryetari i komunës së Strugës, Ziadin Sela ka vendosur të refuzojë këto tabela, pasi janë shkruar gjithë gabime në gjuhën shqipe.

Mbi 90 për qind e tabelave treguese për Strugën, lokalitetet turistike, historike dhe të trashëgimisë kulturore dhe fetare janë sjellë në komunën e Strugës me probleme drejtshkrimore në gjuhën shqipe.

Inspektori për komunikacion rrugor Shefqet Biba thotë se në këtë mënyrë po bastardohet gjuha shqipe.

“Ky është një diskriminim i patolerueshëm dhe duhet që këto tabela të rregullohen urgjentisht”,-thotë ai.

Kështu njëra nga tabelat për Liqenin e Shumit është shënjuar togfjalëshi “Liqen Shum” duke ia ndërruar krejtësisht karakterin gjuhës shqipe.

Këto fakte e bënin të pamundur pranimin e këtyre tabelave, ndaj dhe komuna vendosi kthimin mbrapsht të tyre. http://www.albeu.com/maqedoni/skandal-me-tabelat-per-strugen-bastardohet-shqipja/133387/

Lajme të ngjashme

Back to top button