Ka një lajm të madh nga Adele

Nëse ka një gjë në të cilën Adele është shumë e zonja, përveçse në muzikë, është të thyejë rekorde. Artistija, që mban rekordin për më shumë albume të shitura në një javë dhe ka fituar Brit Awards në fillim të vitit, sapo ka marrë edhe një titull tjetër impresionues: femra më e pasur britanike e çdo kohe.

Karriera e Adele vlen 122 milionë $, ka shpallur The Sunday Times dje në listën e përvitshme të të pasurve, Rich List, që rendit më të pasurit e Britanisë. Të ardhurat e mëdha të këngëtares përfshijnë 50 milionë $ që ajo i ka mbledhur vitin e kaluar nga shitja e albumit dhe turi që vazhdon. Ajo kryeson listën e muzikantëve të rinj më të pasur që përmban muzikantë 30 vjeç dhe më pak, për të pestin vit radhazi, duke lënë poshtë Ellie Goulding, Ed Sheeran dhe One Direction.

Në renditjen e përgjithshme të muzikës, Adele ndodhet në vendin e 30-të pas muzikantëve legjendarë burra si top treshja: Paul McCartney (1.092 miliardë $ bashkë me gruan Nancy Shevell), Andrew Lloyd Weber ($1.027 miliardë) dhe U2 (718 miliardë $ të gjithë bashkë), por ka kaluar emra të tjerë të mëdhenj si Kylie Minogue dhe Chris Martin. Ajo është një nga tre gratë e listuara si soliste në listën e përgjithshme të muzikantëve, sipas BBC.

Redaktori i Sunday Times Rich List, Ian Coxon dyshon që pas pak vitesh, Adele mund të hyjë në listën kryesore, që aktualisht dominohet nga familje që zotërojnë prona apo industri të ndryshme. Duke menduar që është vetëm 27 vjeçe, ajo ka një të ardhme premtuese përpara.

Harper’s Bazaar

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button