KUR ZOTI DËBOHET

Një natë, kur prijësi kishte zbritur nga malet kishte trokitur në derë tek Zoti. Prijësi i kishte thënë Zotit, se shqiptarët tani nuk kanë nevojë për Zot, se unë do të jem Zoti i tyre. Që atë natë kishte lindur njeriu i ri, atë natë kombi ishte ndarë në dy zotëra. Ky komb, me shekuj kishte qenë i robëruar, i shtypur i ndarë, në fund i erdhi një mortajë, mallkim i hidhurdhe vuajtje të ashpra. Ky komb ishte ndarë në dy shtete, tani do të ndahej në dy zotëra, gjysma do të vazhdonin të jetonin me Zotin që e kanë pasur,kurse gjysma me prijësin që e zëvendësoi Zotin e tyre. Prej kur prijësi e dëboi zotin, lindi dhe filloi një përjetësi e re.

Ismail Kadare shumë bukur e thotë, në veprën: ‘Nga një dhjetor, në tjetër, me lindjen e njeriut të ri, ҫdo gjë do të ndryshojë, do të fillojë lindja e re, jeta e re, dhe vdekja e re. Ky tip njeri, me atribute dhe tipare të reja, nuk do ti ngjajë njeriut të tanishëm, as bashkëkombasve të tyre, përtej kufirit, as paraardhësve të tyre ilir. Kjo specie e re, do të jetë ndryshe nga stërgjyshërit dhe gjyshërit e tyre, në fund këta organizma dhe qenie, nuk do tu ngjajnë as prindërve të tyre, që i kishin lindur dhe rritur. Këta specie do jenë, ose mbinjeri, ose nën njeri, ose kafshë ose hyjni, thotë Aristoteli. Në këtë kontekst, njeriu i ri është njeriu lakuriq, i zhveshur nga pesëmijëvjeҫari i gjithë epokave. Ky shpirt tragjik, do jetë në kundërshtim ndaj  kësaj jete, do jetë në kundërshtim ndaj ҫdo forme qytetëruese dhe civilizuese, do jetë në kundërshtim ndaj ligjit të moralit, etikës, ritualeve, ndaj trashëgimisë kulturore spirituale ndaj shumë tipareve, të njeriut që evulojë nga shpellat, deri tek njeriu i sotëm.

‘Ky popull u rrit pa Zot’

Në pranverë të viti 1997, kaosi, anarkia i ngjante një lufte civile në shqipëri. Në kioskë, më ra në sy një gazetë ditore, me titullin ‘Populli që u rrit pa Zot’. Një komb i ndarë, në dy pjesë, pas fillimit të luftës së ftohtë, gjysma e kombit, kishte jetuar nën frikën e një diktatori më famëkeq, në kampin e lindjes komuniste, kurse pjesa tjetër ngeli nën hegjemoninë e popujve sllav. Sikur të vazhdonte edhe një shekull, lufta e ftohtë dhe komunizmi, ky komb do të ndahej në dy popuj të ndryshëm dhe identitete trashëgimi kulturore dhe spirituale dhe po të tentonin ti bashkonin, ata nuk do të kishin kurrgjë të përbashkët.

Autori më tej vazhdonte, në perëndim gjithë despotët komunistë urreheshin, por Enver Hoxha urrehej kategorikisht, pasi ky tiran dhe despot e dëboi Zotin, dhe në fund shpalli një fe të re, me profeta dhe zota të rrejshëm. Diktatorët e tjerë komunistë, treguan pak  mëshirë, ata e dëbuan Zotin, por në fund e vendosën në kisha dhe katedrale. Në fund artikulli mbaronte me frazën e Spinozës ‘Kur popujve të shtypur dhe të egër u merret Zoti, atëherë fillon kaosi dhe anarkia’. Kur shqipëria u bë shtet i parë ateist në botë, njëri nga shokët dhe bashkëluftëtarët e Enver Hoxhës, në politikëbërje, kishte thënë, jemi dakort, sipas parimeve, që Zoti të dëbohet, por së paku të ngelet në kisha dhe xhamia. Prijësi kishte vepruar si gjithmonë, e kishte akuzuar si kolobracionist dhe spiun i Vatikanit, në fund e kishte pushkatuar.

‘Enver Hoxha një idhull dhe tempull i rrejshëm’

Në fund të viteve 70, pati shumë ndikim ideologjia enveriste, që u importua në trevat shqiptare. Një pjesë e rinisë dhe studentë, të indoktrinuar nga propaganda ekspansioniste, ishin pre e propagandës duke imagjinuar, se shteti amë, është shtet i begatshëm dhe parajsë, se atje, nuk ka vjedhje, vrasje, imoralitet, zili për pasuri. Është shoqëri e lumtur, pa klasa. Atje nuk ka pasuri, pronë private, shtëpi, pallate, makina private, restorante. Dikush shumë i varfër, apo dikush shumë i pasur. Në shqipëri, pasuria është e të gjithëve, si në komunitetet primitive, të epokës së neolitit. Në shqipëri, Enveri ua ka pastruar shpirtrat nga instikti i vrasjes, zilisë për pasuri nga mashtrimet, kriminaliteti dhe imoraliteti. Atje ka lindur dhe është duke u rritur, njeriu i ri, që u ngjan engjëjve, jeton në parajsë dhe botë të lumtur, paqe dhe harmoni.

Për atë dhe Zoti nuk e ka vendin këtu. Ky popull, nuk ka nevojë, as për Krishtin dhe Muhamedin. E ka prijësin e vet, që zbriti si Mesia dhe e shndërroi këtë tokë nga ferri, në parajsë. Të indoktrinuar, deri në palcë, dhe fanatizëm, një pjesë e popullatës sidomos, rinisë nga propaganda dhe doktina enveriste, se dhe ne si bashkëkombas duhet të ndjekim veprat, dhe tezën, e shtetit amë, dhe shokut Enver Hoxha kishte dhe individë, në rolin e misionarëve, se feja është duke dhënë shpirt. E gjithë kjo fatkeqësi, shtangim dekadencë, prapambeturi, si factor është feja. Bëri mirë që veproi, shoku Enver dhe ia hoqi këtë barrë të rëndë popullit shqiptar. Duhet bërë stop, feja, sidomos feja islame. Deri në fund të shekullit  20-të, edhe gjysma e kombit, e mbetur jashtë shtetit amë, do të ndiqte fenë e bashkëkombasve tonë. Veprat idealet dhe vizioni i prijësit, feja e shqiptarit, do jetë shqiptaria. Ajo që është absurde dhe tragji-komike, pas një ҫerek shekulli, shumica e   individëve akoma nuk e kanë ndryshuar mendimin. Akoma vazhdojnë të  jenë nën ndikimin e neurozës. Ah sikur të ishte Enveri gjallë, vetëm ai i bënte zap shqiptarët!. Enver Hoxha, ishte do të mbetet miti, idhulli, kult dhe ikonë e kombit shqiptar. Prijësi dhe Mesia i shqiptarëve ‘kthehet prapë’. Është e padyshimtë, e drejta e ҫdo individi të shpreh idenë dhe mendimin e lirë, por është krejtësisht absurde, e  padenjë dhe irracionale, të mbrojë tezën e një despoti që i solli gjithë kombit shqiptar fatkeqësi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button