Përfaqësim katastrofal të shqiptarëve në Bankën Popullore të Maqedonisë

Banka Popullore e Maqedonisë pranon përfaqësimin katastrofal të shqiptarëve në këtë institucion, por refuzon të jap shifra mbi numrin e të punësuarve dhe shpërndarjen e tyre në sektorët e saj. Pas çështjes së ngritur nga televizioni Alsat-M mbi përfaqësimin e shqiptarëve, nga Banka sot janë përgjigjur me shkrim  duke dhënë shifra vetëm për punësimet e realizuara nga viti 2011.

Sipas njoftimit të saj gjatë dy viteve të fundit janë punësuar 34 persona, 9 prej të cilëve janë shqiptarë ndërsa sa i përket posteve drejtuese, përveç zëvendësguvernatorit, Fadil Bajrami, figuron edhe emri i Liman Kurtishtit, si anëtar jo-ekzekutiv i këshillit të bankës. Detaje mbi sektorët e tjerë të bankës nuk jepen, por ajo pranon se gjendja nuk është në nivelin e kënaqshëm.  

“Për shkak të situatës së trashëguar nga periudha të mëparshme, numri i shqiptarëve të punësuar në Bankën Popullore nuk është në nivelin e dëshiruar. Janë marrë masa adekuate për përmirësimin e kësaj situate të trashëguar. Nga maji i vitit 2011 e deri tani, në Bankë janë realizuar 34 punësime të reja prej të cilëve 9 janë shqiptar. Nga 4 zëvendës guvernatorët, një është shqiptar. Sa i përket posteve të tjera udhëheqëse, nga maji i vitit 2011 kur nuk ka pasur asnjë shqiptar, tani janë të emëruar 2 shqiptar!”, thonë nga Banka Popullore.

Lajme të ngjashme

Back to top button