Edhe Gruevski nuk është më i sigurt për investimet e Subratës

Kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski mbrëmë ka deklaruar se asnjëherë nuk ka thënë se Subrata Roj do të investojë në Maqedoni, por se Roj vetë e ka deklaruar këtë.

Sipas profesorit universitar Zdravko Saveski është e qartë se, pas kësaj deklarate, po ndodhin dsia gjëra që publiku nuk ka informacione.

Gruevski duke u përgjigjur në pyetjet e deputetëve ka thënë “ Ne nuk kemi thënë as se do të investojë e as që nuk do të investojë, ndërsa vet pronari i kompanisë në intervistë ka deklaruar cili është interesi i tij”.

Mirëpo, arkivat e mediave japin  një tjetër pikëpamje. Zëvendëskryeministri dhe ministri i finesave Zoran Stavrevski muajin e kaluar ka deklaruar se investimet e kompanisë së Sahara Grupacionit po shkojnë sipas asaj që është planifikuar.

Stavrevski gjithashtu në një intervistë për televizionin “Sitel” duke paralajmëruar investimet e Subrata Roj në Lubanishte tha se ky projekt do të sjellë shumë turist në Ohër,shkruan Radio Evropa e Lire.

Lajme të ngjashme

Back to top button