Adriano Galliani jep dorëheqje

Drejtori i Përgjithshëm i Milanit, Adriano Galliani, informoi të premten mediat për vendimin e tij të parevokueshëm për të dhënë dorëheqjen nga pozicioni i drejtorit të përgjithshëm.

Kryadministratori i Milanit që prej vitit 1986, Galliani është konsideruar gjerësisht si numri dy i klubit pas presidentit Berlusconi dhe përgjegjësi kryesor për sukseset e arritura. Nën drejtimin e drejtorit historik, Milani shkroi faqen më të lavdishme në historinë e tij futbollistike, duke fituar gjatë kësaj periudhe pesë Champions League dhe tetë kampionate, midis të tjerave.

”Me ose pa marrëveshje për largimin tim, jap dorëheqjen për dëmin që i kanë shkaktuar reputacionit tim kritikat e Barbara Berlusconit. Duhet ende të përcaktoj se kur do të dorëzoj detyrën, mbase pas disa ditësh, pas ndeshjes me Ajax në Champions League”, deklaroi Galliani për agjensinë “ANSA”

Lajme të ngjashme

Back to top button