Kaos në MPB- rebelohen katër kryeshefa

Drejtori i DSK-së, kryeshefi i sektorit për krim të organizuar në Shkup dhe kryeshefat në SPB e Shtipit dhe Strumicës, prej mbrëmë nuk punojnë sipas urdhrave të ministrit Oliver Spasovski, njofton DW në gjuhën maqedonase, transmeton Portalb.

Kaos, puç, parregullsi… Këto janë fjalët me të cilat punëtorët në Ministrinë për punë të brendshme e përshkruajnë gjendjen në ministri, pasi që 4 udhëheqës sektorësh në pozicione të rëndësishme janë “rebeluar” dhe zbatojnë vetëm urdhra të zëvendës ministrit  Mitko Çavkov, ndërkaq i injorojnë urdhrat e ministrit Oliver Spasovski.

“Nuk e dimë a janë të obliguar, por fakt është që të katërt veprojnë siç u thotë Çavkov. Tanimë nuk ka rregulla e as rend. Çfarë hierarkie, çfarë rregulla? Sundon një kaos total. Gjendja në MPB është në tension dhe më shumë se e rrezikshme”, komentojnë të punësuar.

Sipas burimeve të DW në MPB, ndër të parët që janë rebeluar kanë qenë drejtori i DSK-së Lupço Andonovski dhe kryeshefi i sektorit për krim të organizuar Zoran Gligorov. Urdhrat e Çavkovit janë zbatuar edhe nga SPB në Shtip dhe Strumicë, të cilët prej mbrëmë punojnë jashtë urdhrave të Spasovskit.

E gjithë kjo ka nise kur kryeministri aktual Emil Dimitriev në seancë të jashtëzakonshme shfuqizoi vendimet paraprake të ministrit Spasovski, ia mori kompetencat dhe ia ndaloi që të sjell çfarëdo vendimi- juridik, financiar dhe kadrovik, pa nënshkrimin e Çavkovit.

Sipas Spasovski vendimet kadrovike nuk mund të shfuqizohen me vendim qeveritar, sepse është jo ligjore, zbatimi i detyrave përkundër urdhrave të dhënë shkatërron funksionimin e hierarkisë në MPB dhe e treta, cdo vendim i anuluar duhet të mbulohet me vendim të ministrit, transmeton Portalb.

Megjithatë me anë të një telegrami deri të kryeshefat, Çavkov ka urdhëruar që të zbatohet vendimi i qeverisë.

Pasojat janë të dukshme dhe shqetësuese, ka komentuar ish ministri për punë të brendshme Pavle Trajanov.

“Në MPB vetëm ministri ka kompetenca kushtetuese dhe ligjore të udhëheq me këtë institucion. Këto tentime të qeverisë do të kontribuojnë në shkatërrimin e hierarkisë në MPB. Për kaosin që do ta imponojë qeveria duhet të jetë i informuar edhe publiku, që është garantues për ta penguar kaosin me pasoja të paparashikueshme. Besoj se të punësuarit janë shumë të vetëdijshëm dhe të përgjegjshëm se sa është me rëndësi që ky institucion të funksionojë në interes të qytetarëve  dhe shtetit”, deklaroi Trajanov.

Të punësuarit në MPB frikësohen se gjendja mund edhe më tepër të eskalojë./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button