Inaugurohet rruga “Jashtë Vardarit” në Tetovë

Në vazhdën e aktiviteteve të deritanishme infrastrukturore, sot kryetarja e komunës së Tetovës Teuta Arifi inauguroi rrugën “Jashtë Vardarit” që lidh Universitetin dhe rrugën industriale.

Kjo rrugë do të jetë në funksionin e dobishëm të qytetarëve e studentëve duke lehtësuar edhe fluksin trafikor në rrugën kryesore industriale. Ky aktivitet bën pjesë në punët prioritare të komunës të cilat do të realizohen edhe me më shumë dinamikë e intensitet në vitin vijues.

Rikonstruimi i kësaj rruge është realizuar me mjetet e komunës së Tetovës ku është asfaltuar rruga me gjatësi prej 307 metra dhe me gjerësi 7 metra me trotuare me gjerësi deri në dy metra.

Lajme të ngjashme

Back to top button