Shilegov: Maqedonia është në krizë të thellë politike vetëm pse Gruevski nuk është në burg

Zëdhënësi i LSDM-së, Petre Shilegov, në një konferencë për shtyp, sot tha se Maqedonia gjendet në krizën më të thellë politike vetëm që Gruevski të mos shkojë në burg. Shilegov thotë se me hapjen e lëndës “TNT”, Prokuroria Speciale Publike ka treguar se pse Ivanov patjetër është dashur të përshpejtojë me abolim, njofton Portalb.

“Përgjegjësia për të gjitha ndodhitë në Maqedoni është e Nikolla Gruevskit, Gjorge Ivanovit dhe Trajko Veljanovskit. Sot u bë e qartë se pse Gruevski dhe VMRO-DPMNE nuk duan zgjedhje fer dhe demokratike, ikin nga pastrimi i Listës Zgjedhore, reformave në media dhe ndarjen e partisë nga shteti”, tha Shilegov.

Shilegov gjithashtu ka thënë që Ivanov duhet të zhduket nga skena politike në Maqedoni dhe se ai është i paaftë, ndërkaq me vendimin që e ka sjellë vetëm se i ka bërë dëm shtetit. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button