Brukseli: Shkelja e Marrëveshjes së Përzhinos pasoja serioze për Maqedoninë, mbështetje protestave!

Eurokomisari për zgjerim dhe politikë fqinjësore, Johanes Han, dhe eurodeputetët Ricard Hovit, Eduard Kukan dhe Ivo Vajgëll sot kanë shprehur shqetësim që nesër në Vjenë nuk do të mbahet takimi i 4 liderëve nga Maqedonia me përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare, transmeton Portalb.

“Si eurokomisar dhe ndërmjetësues nga Parlamenti Evropian, shpreh keqardhje që takimi i liderëve i planifikuar për 22 prill në Vjenë nuk do të mbahet. Takimi kishte për qëllim që t’i ndihmojë vendin të gjejë mënyra për ta implementuar Marrëveshjen e Përzhinos, me pjesëmarrje të nënshkruesve të Marrëveshjes. Problemet e vazhdueshme me sundimin e së drejtës në Shkup, që e varrosin këtë Marrëveshje, duhet të zgjidhen pa anulime. Kjo veçanërisht i referohet vendimit të kryetarit të shtetit dhe për hapat që janë të domosdoshme për zgjedhje kredibile, që do të mund të pranoheshin nga faktori ndërkombëtar”, qëndron në kumtesën e eurokomisarit dhe eurodeputetëve.

Në kumtesë thuhet se ata mbeten të përkushtuar tu ndihmojnë partive politike në tejkalimin e krizës politike, por, janë vet partitë ato që duhet ti ndërmarrin hapat e duhura.

“Ne mbetemi fuqishëm të përkushtuar dhe të qasshëm për tu ndihmuar partive. Megjithatë, theksojmë se përgjegjësia për të siguruar progres demokratik dhe përparim kundrejt rrugës euro-atlantike u mbetet vetë partive, në emër të qytetarëve të vendit të tyre. Tani ato e kanë radhën ta definojnë dhe trasojnë rrugën përpara. Ne gjithë kohës kemi thënë se shkelja e Marrëveshje së Përzhinës do të ketë pasoja serioze për Maqedoninë. Në vjen shumë keq për hapat retrograde të cilat ende më shumë e largojnë Maqedoninë nga Bashkimi Evropian. Në mungesë të çfarëdolloj progresi të mëtejme jemi të detyruar ti shqyrtojmë veprimet e ardhshme për t’u  përmbushur kërkesat e përcaktuara në mënyrë të qartë nga Këshilli Evropian, Komisioni Evropian dhe Parlamenti Evropian.

Diplomatët nga Brukseli i dhanë përkrahje të organizatave të shoqërisë civile dhe protestave.

” Ne gjithashtu i  pranojmë deklaratat dhe veprimet nga shoqëria civile në vend dhe shprehim mbështetjen tonë të plotë për të gjitha përpjekjet paqësore për të siguruar pluralizmin dhe lirinë e mendimit, të cilat janë vlera qendrore në të gjitha demokracitë evropiane. “

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button