Një grek dhe “u bë magjia”

[Recension: FOTO: Grekë në mbështetje të protestave të dhunshme në Manastir]

Si mundet “një grek” të bëhet “Grekë në mbështetje të protestave të dhunshme në Manastir”? Thjesht: E marrish “një grek”, e shumëfishosh në “grekë” dhe e vendosish në një tregim gazetaresk ku i shton të gjitha “mëlmesat” e tjera që t’i bindësh lexuesit se Greqia dhe qytetarët e saj janë fuqia e fshehtë prapa protestave në Manastir!

04202016-Netpres-GrciLinku deri te artikulli origjinal: FOTO: Grekë në mbështetje të protestave të dhunshme në Manastir

Data dhe koha e publikimit: 18.04.2016

Data e recensionit: 20.04.2016

Recensues: Zoran Bojarovski

SHUMËFISHIM

“Grekë në mbështetje të  protestave të dhunshme në Manasatir. Marvakis Atanasios, banori 54 vjeçar i Selanikut është më i rregullt në protestat e dhunshme që i organizon lideri i LSDM-së, Zoran Zaev në Manastir.”

Citimi paraprak (nëntitulli i tekstit) e ilustron veprimi magjik me të cilin “një grek” bëhet “grekë”. Tani, t’i shohim të gjitha “mëlmesat” tjera, vetëm sa për të dëshmuar se kjo nuk ësht gazetari profesionale dhe me standarde të larta.

Është shumë i qartë, mdje edhe i tejdukshëm motivi dhe qëllimi i këtij tregimi. Është aq i tejdukshëm sa që është absolutisht jobindës. Është qesharake.

Përveç këtij “mëkati” të qytetarit të përmendur të vendit tonë fqinj, kanë mbledhur gjithçka që kanë mundur të mbledhin për të: edhe se është socialist, edhe se është mbështetës i ish-ministrit për financa të Greqisë, Varufakis, dhe në fund se është simpatizues i komunitetit LGBT.

Kur i paskan kushtuar aq shumë vëmendje njeriut, e kanë ndjekur, e dijnë se çka ka ha e çka pi, atëherë kanë mundur edhe ta pyesin për motivet e tij për të qenë këtu dhe për t’u bashkangjitur me manastirasit që këto ditë dolën në protesta.

Jo vetëm që do ta kishin edhe palën  e dytë, por do të kishin edhe mundësi të nxjerrin më tepër informata për, gjoja, rolin e grekëve dhe të Greqisë në ngjarjet aktuale në vend.

Vetëm se e gjithë kjo nuk është gazetari.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button