Në Durrës zgjedhet rektorja e parë femër

Zgjedhjet e mbajtura ditën e djeshme për drejtues të universiteteve kanë nxjerrë fituese kandidaten femër vetëm në Durrës. Kseanela Sotirofski, ish-dekane e Fakultetit të Edukimit, ka fituar shumicën e votave përballë dy kandidatëve Elmaz Leci dhe Bardhyl Ceku.

Ajo mori 70% të votave kundrejt 30 % që kanë shkuar për dy kandidatët e tjerë. Mësohet se pjesëmarrja e pedagogëve në procesin e votimit ka qenë 99%, ndërsa studentët kanë qenë totalisht indiferentë dhe 80% e tyre e bojkotuan procesin zgjedhor.

Njëri prej kandidatëve, Bardhyl Ceku, ka shprehur pakënaqësi për procesin zgjedhur, duke deklaruar se procesi në të gjitha fazat ka qenë i deformuar dhe i orientuar.

Rezultati i parë për rektor doli nga Universiteti “Fan Noli” në Korçë. Ali Jashari, ish-dekan i Fakultetit të Edukimit, është fituesi i garës përballë Lorenc Ekonomit. 78 akademikë kanë zgjedhur që Jashari të mbajë postin e rektorit të Universitetit, përkundrejt 68 votave që ka mundur të marrë kandidati tjetër, raporton Panorama, përcjellë Klan Kosova.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button