Kuçi: Kosova dhe Mali i Zi, kontroll të përbashkët të kufirit

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, ka vlerësuar se Kosova dhe Mali i Zi duhet së bashku ta kontrollojnë kufirin ndërmjet tyre, në mënyrë që të luftohet kontrabanda.

“Kemi kontroll të mirë të kufirit” me Malin e Zi, tha Hajredin Kuçi në intervistën për televizionin “Atlas” në Podgoricë, dhe ka shtuar se, “në anën e Kosovës është policia, dhe nganjëherë aty janë edhe KFOR-i e EULEX-i”.

Më tej, Hajredin Kuçi, që është edhe ministër i Drejtësisë në Kosovë, ka theksuar se, “do të ishte mirë, sikur me Malin e Zi të kishim një kontroll, siç është rasti i Malit të Zi me Shqipërinë”.

Më tej, zoti Kuçi ka thënë se pret që Kosova dhe Mali i Zi, në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm, t’i këmbejnë ambasadorët.

Po ashtu, ai është shprehur se pret që Podgorica dhe Prishtina ta nënshkruajnë marrëveshjen për ekstradim, për luftë më efikase kundër krimit./Shekulli

Lajme të ngjashme

Back to top button