Zvërlevski dhe Ushkovski përpara zgjedhjeve ua kanë rritur rrogat gjykatësve dhe prokurorëve

Gjykatësve dhe prokurorëve në Maqedoni, para zgjedhjeve u janë rritur rrogat për 35%. Kështu që rroga mesatare e gjykatësve është mbi 1.000 euro, ndërkaq tani do të arrijë deri, rreth 1.400 euro. Pak më e ulët do të jetë rroga mesatare e prokurorëve, transmeton Portalb.

Rritjen e rrogave të gjykatësve që duhet ta gjykojnë kriminalitetin e pushtetit dhe në përgjithësi të shtetit, gjykatësve administrativ të cilët duhet të vendosin për parregullsitë zgjedhore, por edhe të gjykatësve civil që gjykojnë për shpifje dhe fyerje, e ka nënshkruar kryetari i Këshillit Gjyqësor, Branko Ushkovski. Atij mandati gjashtëvjeçar në Këshill i mbaron nesër.

Vendimin e ka nënshkruar përpara disa ditëve. Vendimi për rritjen e rrogave të atyre që duhet t’i ndjekin veprat kriminale dhe organizimin kriminal në Maqedoni, pra për rritjen e rrogave të prokurorëve, e ka nënshkruar prokurori publik Marko Zvërlevski. Prokurorët tanimë kanë marrë rroga të rritura. Rritje të rrogave kanë edhe prokurorët administrativ, transmeton Portalb.

Nga Këshilli i Prokurorëve e kanë konfirmuar informatën për rritjen e rrogave në Prokurori. Dhe kanë thënë që çështja e parave nuk është nën kompetencat e tyre. Për dallim nga prokurorët dhe kolegët e tyre gjykatës, punëtorët administrativ në gjykatë kanë bërë disa ditë protesta për t’ua rritur rrogat, megjithatë nuk është bërë një gjë e tillë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button