MPB, lista zgjedhore nuk është pastruar

Nga Ministria për Punë të Brendshme njoftojnë opinionin, se deri tek KSHZ-ja më datë 14 prill 2016, në kundërshtim me dispozitat ligjore dhe Marrëveshjes së Përzhinës është dorëzuar një shkresë, nënshkruar nga zv/ ministri plotësues Mitko Çavkov, ku dorëzohet një CD me të dhëna personale , gjegjësisht listë zgjedhore për nevojat e KSHZ-së, njofton Alsat M.

Me këtë veprim të Çavkov ashpër shkelet neni 46 alinea 3 nga ligji për ndryshime të ligjit për Qeverinë, i cili parasheh se dokumentet janë valide vetëm nëse janë të nënshkruara nga ministri dhe zv/ ministri plotësues. Posaçërisht që Lista zgjedhore është dokument të cilin e miraton ministri, e që ka të bëj me çështjet juridike, financiare dhe kadrovike të lidhura me organizimin e zgjedhjeve.

Me këtë jo vetëm që janë shkelur dispozitat ligjore dhe Marrëveshja e Përzhinës, por janë vënë në huti qytetarët se Lista zgjedhore është pastruar. Për këtë qëllim MPB-ja informon opinionin se kontrollet mbi listën zgjedhore akoma nuk kanë përfunduar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button