Këshilli Opozitar: Prej sot do të protestojmë për çdo ditë – deri në rënien e regjimit VMRO – BDI

“Të prirë nga situata aktuale politike, kur tashmë janë rrënuar të gjitha vlerat demokratike dhe institucionet drejtuese të shtetit, Këshilli Opozitar e sheh të udhës që, në frymë të përcaktimeve të tij për fuqizimin e frymës opozitare kundër këtij regjimi despotik dhe antiperëndimor i VMRO-BDI-së, të shprehë përkushtimin e tij edhe për mbështetjen e të gjitha aktiviteteve që shkojnë në drejtim të betejës kundër këtij pushteti diktatorial”, thuhet në njoftimin e Këshillit Opozitar.

Ata shtojnë se do të vazhdojnë edhe më tej ta zhvillojnë dhe kultivojnë, siç thonë frymën opozitare shqiptare dhe në vazhdimësi do t’i mbështesë të gjitha nismat që kanë për qëllim ta rrënojnë këtë regjim, me qëllim që ta rikthejë demokracinë e nëpërkëmbur në Maqedoni.

“Duke u prirë nga kjo, që nga dita e sotme edhe Këshilli Opozitar do të jetë aty ku është zëri i protestës qytetare kundër këtij regjimi”, shtojnë nga Këshilli Opozitar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button