LSDM ende nuk ka sjellë vendin se a do të shkojë në Vjenë

LSDM ende nuk ka sjellë vendin se delegacioni i tyre a do të shkojë në takimin e paralajmëruar të premten në Vjenë, e caktuar me iniciativë të tre eurodeputetëve, Ivo Vajgël, Riçard Hovit dhe Eduard Kukan.

Në pyetjen se a kanë sjellë vendim dhe a do të merr pjesë në takimin e liderëve në Vjenë lideri i tyre, Zoran Zaev ata janë përgjigjur se “ende nuk kemi vendim”, njofton Portalb.

Përndryshe, Delegacioni i BE-së në Shkup ka dërguar ftesa deri te partitë politike për takim liderësh për të premten në Vjenë, konfirmojnë nga delegacioni.

Euro- deputetët Riçard Hovit, Eduard Kukan dhe Ivo Vajgël u kanë bërë thirrje katër liderëve, nënshkrues të Marrëveshjes së Përzhinos, të premten të takohen në Vjenë. Në takim, sipas paralajmërimeve është ftuar edhe eurokomesari për zgjerim Johanes Han si dhe ambasadorët Xhes Bejli dhe Aivo Orav.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button