Zeqiri i bën thirrje Jankullovskës që të lejojë “Alsat M” të bëjë punën

Kryeredaktori i Alsat M, Muhamet  Zeqiri i ka bërë thirrje ministres së punëve të brendshme që të lejojë televizionin që të bëjë punën e vete, pas ankesave të MPB-së, për këtë televizion.

“Në vend që të bëjnë punën e tyre për ti gjetur dhe ti dërguar para drejtësisë ata të cilët të maskuar i rrahin fëmijët tanë nëpër autobusë dhe rrugët e Shkupit, ministrja Jankullovska  merret me gazetarët e Alsat M”, ka deklaruar Zeqiri për Libertas, në lidhje me rastin ku MPB akuzon një gazetar të këtij televizioni se kontribuon në përhapjen e urrejtjes ndëretnike për raportimin e tij në lidhje me incidentet e pazbardhura të policisë, sidomos për ata që sulmohen shqiptarët.

Lajme të ngjashme

Back to top button