SGPM: Me ligjin për media shtohen problemet për gazetarët

Nga Sindikata e gazetarëve dhe punëtorëve medial kanë deklaruar se nuk kanë qenë të informuar për press konferencën e djeshme të përbashkët dhe për pajtueshmërinë për miratimin e ligjeve mediale me procedurë të përshpejtuar.

Pritjet për paralajmërim dhe konsultim me Sindikatën kanë qenë sepse të gjitha 4 shoqatat e gazetarëve duke përfshi edhe SHGM-në janë koordinuar për aktivitetet lidhur me miratimin e ligjit. 

Njëkohësisht nga Sindikata e gazetarëve informojnë se edhe më tutje mbeten me qëndrimin se Ligji për media nuk do ti rregullonte çështje thelbësore.

“Vlerësojmë se ai hapë mundësi për probleme të reja në punën e gazetarëve dhe për këtë shkak jemi kundër miratimit të ligjit. Përgjegjësin për atë se çka do të ndodhë nuk do ta kërkojmë vetëm nga qeveria por edhe nga shoqatat e gazetarëve dhe atyre që kryejnë presion mbi gazetarët që të japin dritë të gjelbër për miratimin e Ligjit për media” reagojnë nga Sindikata.

Lajme të ngjashme

Back to top button