Lojtari shqiptar më i suksesshëm në histori

Nëse ka një arsye pse ne, tifozët nga Shqipëria, duhet të gëzohemi për pesë trofetë e Bayern Munchen, është fakti që këta trofe i ka “bashkëfituar” edhe një lojtar me origjinë shqiptare, Xherdan Shaqiri.

Pavarësisht se ai nuk luan për kombëtaren tonë, mbetet një shqiptar dhe e tregoi veten në gjysmëfinalen e Kupës së Botës, kur sapo e thirri një shqiptar me flamurin kuqezi në duar, 21-vjeçari direkt u drejtua drejt tij, madje “me vrap”, siç rrëfen për “Sport Ekspres” tifozi bavarez, Genti Duka.

Kush është lojtari shqiptar më i suksesshëm në histori? Padyshim që Xherdan Shaqiri, për trofetë që ka fituar.

Natyrisht, ai nuk ka qenë pjesë thelbësore e Bayernit, ama luan te ekipi më i mirë që bavarezët kanë patur ndonjëherë. Këtë e deklaroi ish-lojtari, Mehmet Scholl: “Viti më i suksseshëm në histori i Bayernit. Më mirë se kaq nuk ka ku të vejë”, u shpreh ai pas ndeshjes finale ndaj Raja Casablancas.

“5. titull me ni vjet!!! Flm prej zemres krejtve per mbeshtetjen qy i boni ku do jom!!” Këto ishin fjalët e shqiptarit të Bayern Munchen që tashmë numëron në “muzeun” e tij Bundesligë, Kupë Gjermanie, Champions League, Superkupë Europe dhe Kupë Bote.

3,6 milionë euro ka fituar Bayerni si fitues i Kupës së Botës për klube. Vit më të suksesshëm as Franz Beckenbauer me shokë nuk kanë patur.

Lajme të ngjashme

Back to top button