Fotografi nxitëse

[Recension: Për sonte janë paralajmëruar protesta masovike para selisë së LSDM-së]

Маteriali është problematik nga disa aspekte, në mesin e të cilave, para së gjithash, dallohte fotografia e përdorur. Fotografi nxitëse, për situatën që, edhe ashtu është eksplozive.

 1111Linku deri te artikulli origjinal: Për sonte janë paralajmëruar protesta masovike para selisë së LSDM-së

Data dhe koha e publikimit: 12.04.2016 20:32

 Data e recensionit: 15.04.2016

 Recensues: Vlladimir Mirçeski

KUSH DËSHIRON DHUNË?

Veprim i qëllimshëm, mirëpo i palejueshëm! Thënë me fjalor futbolli, meriton karton të kuq. Publikohet informatë se përgatiten protesta para selisë së opozitës dhe kjo ilustrohet me fotografi, ku janë paraqitur pjesëtarët e MPB-së duke u përballur me trazira të dhunshe me kontejnerë të djehur pranë tyre. Rastësisht? Jo, aspak nuk mund të besohet. Mund të vë bast se qëëlimisht është bërë zgjedhja е tillë e fotografisë.

Cili ka qenë qëllimi që të plasohet lajmi se do të ketë protestë para selisë së LSDM-së dhe me këtë rast të përdoret fotografi që, jo vetëm që nuk përputhet fare me ngjarjen, por mund të edhe të nxisë trazira? Përgjigja është se ose dëshirohet dhunë ose implikohet se duhet të shkaktohet dhunë.

Pse, për shembull, nuk është përdorur ndonjë fotografi nga selia e opozitës? Ky do të ishte një veprim korrekt, mirëpo është e qartë se materiali ka pasur qëllime të tjera nga informimi i zakonshëm. Neni 10 i Kodit të gazetarëve, në mes tjerash, përfshin edhe situata të këtilla kur thotë:

Gazetari nuk do të krijojë e as nuk do të përpunojë me vetëdije informata, të cilat i kërcënojnë të drejtat ose liritë e njeriut, nuk do të flasë me gjuhën e urrejtjes dhe nuk do të nxisë dhunë...

AS “S” NGA SPONTANITETI

“Pikë tjerë problematike” që e detektojmë është jokonsekuenca në formulime. Në një vend thuhet: “…amnestimi i kriminelëve Zoran Zaev dhe Zoran Verushevski”, e më poshtë shkruan: “Zoran Zaevi u akuzua për spiunim dhe për shantazh dhe kërcënim ndaj funksionarëve të lartë shtetërorë, ndrësa Verushevski për tradhëti kombëtare dhe përgjim të paligjshëm”. Si kualifikohen i kriminelë, kur akoma nuk janë gjykuar? Kjo, me siguri nuk është supozim i pafajësisë, por supozim i fajit.

Nuk duhet anashkaluar as “naiviteti” që na ofrohet, se gjoja tubimet që paralajmërohen, e në fakt afirmohen nëpërmjet këtij teksti, janë spontane. Ngjarjet nga ditët në vazhdim treguan se kjo protestë në fakt vetëm ka qenë hyrje në zyrtarizimin e organizatorit të kundërprotestave. Domethënë, nuk ka as “s” nga spontaniteti.

Kemi një artikull nxitës, i cili jo vetëm që nuk ofron një fotografi të plotë të zhvillimeve që kanë ndodhur në natën konkret, por haptazi mbështet një anë duke plasuar një fotografi jashtëzakonisht të rrezikshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button