Kundër-protestuesit më nuk do të protestojnë

Lëvizja Qytetare për Mbrojtjen e Maqedonisë, më nuk do të protestojë përpara selisë së LSDM-së, njofton Portalb.

Nga lëvizja, thonë që protestën e ndalojnë sepse qëllimi i tyre është arritur, me atë që kryetari i Parlamentit, Trajko Veljanovski, i ka nënshkruar zgjedhjet më 5 qershor, ndërkaq Komisioni Shtetëror Zgjedhor ka sjellë vendim se ka kushte për zgjedhje fer dhe demokratike.

Përndryshe, kjo lëvizje, javën e kaluar bashkë simpatizuesit e tyre, kanë protestuar përpara selisë së LSDM-së, duke shprehur pakënaqësi ndaj vendimit të presidentit Ivanov për faljen e Zoran Zaevit dhe Zoran Verushevskit. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button