Tiranë – Kuvendi aktivitet për 25-vjetorin e parlamentit pluralist demokratik

Me rastin e 25 vjetorit të parlamentit pluralist demokratik, Kuvendi i Shqipërisë do të organizojë sot një veprimtari në kujtesë të kësaj date të shënuar.
Zyra e shtypit pranë Kuvendit bën të ditur se “aktiviteti do të organizohet në bashkëpunim dhe me Akademinë e Shkencave, në orën 11:00, në sallën e katit IV në Kryesinë e Kuvendit”.

Me këtë rast, në orën 19:00 kryetari i Kuvendit, Ilir Meta do të japë një pritje në Pallatin e Brigadave, ku do të jenë të ftuar drejtues dhe personalitete të larta të shtetit shqiptar, si dhe përfaqësues të Trupit Diplomatik në vendin tonë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button