Vazhdojnë protestat masive sot në Shkup të thirrura nga lëvizja #Protestoj

Lëvizja civile “Protestoj” që pesë ditë me radhë organizoi protesta, ku qytetarët kërkuan dorëheqjen e presidentit Gjorge Ivanov për shkak të vendimit për falje, njofton se protestat vazhdojnë edhe sot.

“Bashkëluftëtarë dhe bashkëluftëtare, ditët e kaluar ishin intensive dhe të mundimshme, por edhe inkurajuese. Me protesta do të vazhdojmë sot me fillim prej orës 18:00, do të jemi më të koordinuar dhe do të kemi energji dhe forcë më të madhe”, thuhet në faqen e tyre në Facebook.

Krahas dorëheqjes së Ivanovit, aktivistët e “Protestoj” kërkojnë tërheqjen e vendimit për falje të politikanëve, formimin e qeverisë për zbatimin e rekomandimeve nga raporti i Pribes si dhe organizimi i zgjedhjeve korrekte dhe demokratike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button