Valencia trondit Barcelonën, hapet gara për titull
Valencia ka befasuar Barcelonën në Camp Nou, duke e mposhtur me rezultat 2:1 ku tashmë është hapur gara për titullin e La Ligës
Gara për titullin e La Ligës edhe zyrtarisht është hapur pas dështimit të Barcelonës.
Valencia ia ka thelluar krizën katalunasve duke i mposhtur në Camp Nou me rezultat 2:1.
Vendasit dominuan në tërësi ndeshjen, por nuk arritën që të gjenin rrugën drejt portës më shumë se një herë.
Edhe përkundër rasteve të vazhdueshme të Barcelonës në pjesën e parë, ishin mysafirët që shënuan të parët përmes mbrojtësit të majtë Guilherme Siqueira.
Para se ekipet të shkonin në pushim, Santi Mina heshti Camp Noun duke shënuar për 2:0.
Krejt qka arritën të bëjnë djelmoshat e Enriques, ishte goli i nderit nga Leo Messi, që për argjentinasin ishte i 500’ti në karrierë.
Pas kësaj humbjeje, Barcelona dhe Atletico Madridi kanë nga 76 pikë, që ndiqen nga Reali me 75. /Express/