Qosja kërkon që Berisha të nxirret në gjyq

Lufta kundër korrupsionit nuk do të jetë e suksesshme në qoftë se nuk dalin para drejtësisë edhe të ashtuquajturit “peshq të mëdhenj”.

Ndaj, Sali Berisha duhet të nxirret në gjyq”! Kjo është deklarata e Rexhep Qosjes në një intervistë për “gazeta shqiptare”, ku flet për tre muajt e parë të qeverisë “Rama” dhe sfidat e saj.

Akademiku nga Prishtina, teksa fajëson ish-kryeministrin për gjendjen e tanishme të Shqipërisë, ndalet në pikat kyçe e më të diskutueshme të politikës së Tiranës. Krimi i organizuar, korrupsioni, sistemi i drejtësisë, ndërtimet pa leje, çështja “Imami”, reformat e para dhe masat urgjente që duhen ndërmarrë janë temat që ai prek.

Por, përkrah nxitjes që i jep qeverisë për të punuar, shënon se duhet pasur kujdes nga hakmarrja primitive.

“Kur ka dhënë dorëheqje në detyrën e kryetarit 22 vjeçar të Partisë së tij private Demokratike, kam menduar se nuk do të kem nevojë më të merrem me të. Po shoh se jam mashtruar. Ai po vazhdon ende të flasë e të sillet si të ishte ende kryeministër! Patologji despotike! Në sjelljet dhe në veprimet e kryetarit të tanishëm të Partisë Demokratike, fatkeqësisht, po shihet plotësisht qartë dora e kryetarit të përparshëm. Në këtë mënyrë po vazhdohet politika e konfliktit e Partisë Demokratike dhe në këtë mënyrë po cenohet identiteti politik edhe ashtu kurrëfare i kryetarit të tanishëm”, thotë Qosja për Berishën.(BW)

Lajme të ngjashme

Back to top button