5 sekretet e bishtit të çrregullt të flokëve të Gigi Hadid (FOTO)

Lërja një supermodeleje ta ngrejë kapjen e flokëve të palestrës, në një model të lakmueshëm për street style…

Mund të duket fare i thjeshtë, por bishti i çregullt i flokëve i Gigi Hadid-it është plot me sekrete. Dhe tani mund t’i mësosh edhe ti, falë stilistit të flokëve të saj, Kenna.

Hidhu kripë atyre fijeve

Bëje pak më të ashpër çdo fije floku duke spërkatur pak spray flokësh me kripë, mbi flokët e thatë. “Kjo do u japë flokëve ashpërsi dhe do ta mbajë bishtin lart”, shpjegon ai.

Krihi flokët me gishta

Flokët e lëmuar dhe të drejtë nuk e bëjnë dot bishtin e çrregullt. Përdor gishtat për t’i kapur të gjithë flokët pas, thotë Kenna dhe nëse i jepni pak volum mbi kokë, fytyra jote do duket më e gjatë.

Mbaje mjekrën lart

Kur i bën bisht flokët, është shumë e rëndësishme ta kapësh atë në këndin e duhur. Nëse e kokën të ulur poshtë kur e kap me llastik, do të jetë shumë i lirë në zonën rreth qafës.

Hidhe lidhëzen e flokëve

Përdor një lidhëze me bishta. Kalo njërën nga majat rreth bishtit dhe pastaj fikso edhe majën tjetër.

Përdor një fije floku në bazë të bishtit

Për të fshehur lidhëzën dhe për ta bërë më të bukur bishtin, rrotullo një fije të hollë floku rreth bazës së tij, për ta fiksuar. “Duke e aplikuar llakun e flokëve 1 cm larg, lage fijen dhe pastaj përdor tharësen me ajër të freskët dhe do thahet mirë brenda pak sekondave.”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button