Marin Mema vjen me dokumentar tjetër të fuqishëm ”Shkupi, një histori Ilire” (Video)

Gazetari i Top Channel dhe autori i emisioneve “Shqipëria tjetër”, ka tronditur Maqedoninë me emisionin e tij të radhës: ”Shkupi, një histori Ilire”.

Në emision e tij Mema tregon se si ndahet Shkupi, sipas përkatësisë etnike dhe sipas investimeve, në pjesën shqiptare dhe në pjesë maqedonase, njofton Telegrafi Maqedoni.

Investimi dhe falsifikimi i historisë e bën dallimin në mes Shkupit shqiptar dhe Shkupit maqedonas.

”Shkupi, një histori Ilire” nxjerr disa sekuenca nga emisioni të filmuara me kamerë amatore, ku Mema dhe ekipi i tij kontrollohen nga Policia dhe nga njësiti special “Alfa” ku bën pjesë edhe një shqiptar i cili një herë i thotë se është kontroll rutinor policie dhe pastaj i marrin në stacionin policor në qendër.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button