BDI: Do të marrim pjesë në zgjedhjet e qershorit

BDI mbron vendimin e KSHZ-së që zgjedhjet të mbahen më 5 qershor. Zëdhënësi i kësaj partie, Bujar Osmani thotë se vlerësimi i KSHZ-së dhe i komunitetit ndërkombëtar është tejet i rëndësishëm për hapat e mëtejmë të partisë së Ahmetit, raporton Alsat-M.

“Duhet të shpjegohet mirë se pas shpalljes së zgjedhjeve vetëm dy faktorë janë relevant për kredibilitetin e zgjedhjeve, realizuesi dhe monitoruesi. Realizuesi është KSHZ-ja, organ i balancuar politikisht dhe i pavarur, kurse monitoruesi është komuniteti ndërkombëtar. Për ne si BDI vetëm qëndrimet e këtyre dy faktorëve janë të rëndësishme, qëndrimet e VMRO-së, LSDM-së, Qeverisë janë qëndrime të kalkuluara politikisht për interesa partiake. BDI do të marr vendim në interes të shqiptarëve dhe në bazë të vlerësimeve të këtyre dy faktorëve”, deklaroi Bujar Osmani, zëdhënës i BDI-së.

Nga PDSH-ja nuk kanë qëndrim të prerë se do të marrin pjesë në zgjedhjet e parakohshme ose jo! Nga kjo parti thonë se janë në koordinim me ndërkombëtarët dhe çfarë do që të vendosin ata, ajo do të jetë fjala e fundit e PDSH-së.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button