Gostivari shkatërroi Teteksin, Vëllazërimi u “rrëzua” në Shkup (FOTO + TABELA)

Kampionati i Ligës së Dytë të Maqedonisë vazhdon të jetë mjaft atraktiv dhe vërtet nga java në javë bëhet shumë më interesante, pasi çdo javë kemi lider të ri. Vendin e parë e ka lëshuar skuadra e Vëllazërimit pasi ka pësuar disfatë të lartë nga Lubanci 4:0, ndeshje kjo e luajtur në Shkup në lagjen Gjorçe Petrov.

Që në fillim të takimit nga një krosim nga ana e majtë, topi e befasoi portierin Zerdeski dhe Lubanci avancoi me rezultat 1:0. Në minutën e 22-të, Valon Zeqiri depërtoi në zone, gjate gjuajtjes topi godet mbrojtësin e Lubancit në dorë, por referi nuk akordon penallti për kërçovarët.

Në pjesën e dytë pas penalltisë së referuar, Lubanci kaloi në avantazhe me rezultat 2:0. Ky ishte moment kyç i ndeshjes, ku edhe dhe ra morali i futbollisteve të Vëllazërimit, ndërsa nikoqirët ditën ta shfrytëzojnë dhe ti dënojnë ata edhe me dy gola të tjetër.

Pamje nga ndeshja Lubanci - Vëllazërimi
Pamje nga ndeshja Lubanci – Vëllazërimi

Nga klubi kanë thënë se humbja nuk duhet të ndikojë te futbollistët, duhet të ruhet morali në ekip sepse asgjë nuk është humbur dhe se duhet të mendohet për takimin e së martës me “Skopjen” dhe atë të së shtunës me Euromilkun, ndeshje të cilat Vëllazërimi i luan në Kërçovë.

Në anën tjetër Gostivari shënuar fitore shumë të rëndësishme edhe atë duke e mundur Teteksin e Tetovës, skuadër kjo që ishte pretendente kryesore për titull. Skuadra e trajnerit Mensur Jakupi, triumfoi me rezultat 4:1 ndaj mysafirëve tetovar. Fitorja erdhi që në gjashtë minutat e para të takimit. Altin Loga shënoi golin e parë në minutën e 3-të, për të vazhduar më pas sulmuesi Boban Mariq me tre golat e shënuar në minutën e 6-të, 30-të dhe 64-t. Mysafirët golin e vetëm e shënuan në minutën e 47-të me në të Antonio Bujçevskit.

Pas ndeshjes kemi marrë dhe prononcimin e futbollistit të Gostivarit Mujdin Nebiu, i cili tha:

“Ishte një ndeshje mjaft e rëndsishme për ne. E filluam ndeshjen mjaft mirë ku në minutat e para u hap rezultati dhe pjesa e parë mbaroi 3:0 e dëshmuam edhe një herë se kemi ekip shumë cilësor kundër një ekipe si Teteksi. I falënderoj tifozët, kryesin dhe stafin tekin që na dhanë përkrahje të madhe në këtë ndeshje, duke qenë lojtari jonë i 12-të. Të martën na pret një ndeshje e vështirë kundër Pobedës dhe shpresoj që kështu sikurse jemi duke punuar rezultat do të vijnë”, ka thënë Nebiu.

Të potencojmë se në këtë ndeshje Burak Menga lëndoi krahun, që e detyro atë të largohet nga terreni që në minutën e 21-të. Tani Gostivari ka 26 pikë dhe ngjitet në pozitën e 9-të dhe është tetë pikë larg vendit të parë.

Tabela Liga e Dyte

Rezultatet: Gostivari – Teteksi 4:1, Lubanci – Vëllazërimi 4:0, “Skopje” – Euromilk 1:1, Kozhuv – Makedonija Gj.P 1:3 dhe Pelisteri – Pobeda 1:4.

Java e 23-të luhet të martën 19.04.2016

Euromilk – Pelisteri, Makedonija Gj.P. – Lubanci, Pobeda – Gostivari, Teteksi – Kozhufi dhe Vëllazërimi – “Skopje”. /Portalb /

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button