Imer Selmani do të rikthehet në politikë nëse këtë e kërkojnë qytetarët

Ish lideri i Demokracisë së Re Imer Selmani rishfaqet sërish në opinion nëpërmjet një interviste për Kurir shqip.

I surpriza nga sondazhet e mediave të vendit që kanë shpallur atë si zëvendëskryeministrin më të mirë në qeverinë e Maqedonisë, Selmani ka pohuar se kthimi i tij në politik është në duart e qytetarëve.

Ai më tej shtoi se vendimin për kthim apo jo të tij në politik është në duar e qytetarëve të vendit të cilët do të vendosin për atë.

 “Unë edhe në kohën kurë isha kryetarë komune, edhe në postin e ministrit të shëndetësisë, por edhe në postin e zëvendëskryeministrit kamë qenë në shërbim të qytetarëve shqiptarë, edhe kurë themeluam Demokracinë e Re jemi munduar të ofrojmë një alternativ të re për qytetarët, dhe në momentin kurë qytetarët thanë jo kësaj alternative dhe programi partiak unë u largove”, thotë Imer Selmani. 

Selmani në intervistën e tij thotë se, nëse dëshirojnë qytetarët që unë të largohem këtë e bëjë, por edhe nëse dëshirojnë ato që unë të kthehem në politikë këtë do ta bëjë, edhe pse akoma nuk kamë marrë një vendim të tillë.

Lajme të ngjashme

Back to top button