Historianët italianë gjejnë pasardhësit e Da Vinçit

Studiuesit italianë, kanë thënë se kanë arritur të identifikojnë 35 njerëz të cilët janë të familjes së Keonardo da Vinçit. Në bazë të të dhënave gjenealogjike, italianët kanë gjetur disa nga të afërmit e piktorit të madh Da Vinçi të cilët ende jetojnë e në mesin e tyre është edhe regjisori i famshëm italian, Franco Zeffirelli, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.

Piktori i konsideruar si gjeni, ishte lindur në qytetin e Tuskanës në vitin 1452.

_89247943_89247939

Ai nuk është martuar kurrë dhe nuk ka lënë trashëgimtarë direkt, kështu që historianët Alessandro Vezzosi dhe Agnese Sabato, kishin bërë kërkime për të familjarë të tij, bazuar në motrat dhe vëllezërit e Da Vinçit.

Varreza e Leonardos kishte humbur gjatë disa trazirave në shekullin e 16-të, kështu që ADN-ja nuk është përdorur në kërkimet e historianëve për të konstruktuar pemën familjare, e cila kishte filluar në vitin 1973.

Shumica e tyre që janë identifikuar si pasardhës të Da Vinçit, jetojnë në Tuskanë.

_89248114_gettyimages-51790124
Franco Zeffirelli

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button