Fundet më të përshtatshme të stinës për çdo lloj trupi (FOTO)

Me pala, fruda, palosje, vala e re e fundeve të pranverës ka pushtuar tregun dhe ti mezi po pret ta kesh stilin e sezonit. Po si t’ia bësh me kilet që ke shtuar nga pas? Ndiq këto këshilla për të gjetur fundin më të përshtatshëm për çfarëdo lloj trupi.

Në qoftë se je formë dardhe: provo një fund treçereksh me pala korenti

I ngushtë në bel dhe i lirshëm te vithet, i jep trupit hijeshi. Një fund formë A-je thekson mesin tënd të hollë dhe rrëshket bukur mbi vithet dhe kofshët duke minimizuar gjerësinë e tyre. Kombinoje me këpucë me taka dhe një këmishë pas trupit, për t’u dukur e veshur “spic”.

Zara ($70); J.Crew ($118); Helmut Lang ($425)

Në qoftë se je formë molle: provo një fund të shkurtër veref

Nëse i ke këmbët e holla (seriozisht, me ato pulpa!), por merr peshë në pjesën e mesit, kërko një fund të shkurtër, veref me bel të lartë. Brezi i fundit do të bjerë mbi pjesën më të hollë të bustit dhe do të mbulojë pjesën e mesit, ndërsa gjatësia e vogël, do të zbulojë asetet e tua më të bukura: këmbët.

ASOS ($28); Guess by Marciano ($68); Alice & Olivia ($220)

Në qoftë se je formë ore rëre: provo një fund treçereksh, të ngushtë, xhins

Nëse je me forma dhe e mbushur, zgjidh një fund “pencil”. Prerja e ngushtë do të theksojë formën e trupit duke zvogëluar disi volumin e vitheve dhe kofshëve në vend që të theksohen me një fund të gjerë. Do të dukesh pesë kilogramë më pak.

Blank NYC ($88); Paige ($159); Current/ Elliott ($208)

Në qoftë se ke trup djaloshi: provo një fund me palosje

Krijimi i formave është puna jote e përhershme dhe je me fat që fundet me palosje janë në modë dhe. Ky model të ndihmon sepse thekson mesin dhe ka një tegel asimetrik që krijon iluzionin e gjerësisë së vitheve.

Topshop ($75); Finders Keepers ($160); Michael Kors ($825)

Nëse je trupvogël: provo një mini në formë A-je

Nuk të duhet të kërkosh në dyqanet që mbajën masa të vogla. Thjesht përdor fundet mbi gju për të krijuar iluzionin e gjatësisë. Fundet xhins dhe kadife janë shumë trendy për momentin, kështu që zgjidh një dhe ekspozo pak lëkurë, brenda standardeve të një zonjushe sigurisht.

Aqua ($30); Madewell ($298); Pam & Gela ($495)

Në qoftë se je e gjatë: provo një fund treçereksh të ngushtë

Që të themi të drejtën, ti mund të veshësh çfarë të duash, por nëse do që këmbët të duken edhe më të gjata, zgjidh një fund treçereksh “skinny”. Ai qëndron pas vitheve, por në vend që ta ndërpresë linjën e trupit te gjunjtë, e zgjat deri në mes të puplave. Nevojiten ca taka të larta.

River Islans ($64),A.L.C ($124),Reiss($230)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button