“Shqipërinë mbi Partinë”, lëvizja e re e Blushit e prezantuar në Berat

Deputeti i Partisë Socialiste, Ben Blushi, duket se pas referendumit të PS-së është gati të nisë një lëvizje të re pas LMN-së (Lëvizjes për Mendimin Ndryshe), “Shqipërinë mbi partinë”, shkruhet mbi ftesat që Blushi ka ndarë për takimin e ditës së nesërme në Berat.

Pasi u shpreh se referendumi i PS-së ishte i trukuar dhe se kutitë e votimit u mbushën paraprakisht, Blushi do të nisë nesër një tur takimesh nëpër Shqipëri për të shprehur idetë dhe pikëpamjet e tij, të cilat pritet të formësohen brenda një lëvizjeje të re brenda partisë

Sipas ‘Express’ takimi i parë do të jetë tek Pallati i Kulturës në Berat, në orën 18:00. Blushi ka shpërndarë ftesat me logon “Shqipërinë mbi partinë”, dhe së bashku me të pritet që në takimin me qytetarët do të jenë edhe deputetja Mimoza Hafizi, ish-deputeti Marko Bello dhe figura të tjera politike.

Gjatë takimit, Ben Blushi do të shprehë pikëpamjet e tij mbi situatën e PS dhe referendumin që u zhvillua më 9 prill. Deri tani, deputetja Mimoza Hafizi është një nga mbështetëset e Ben Blushit, por nuk dihet nëse deputetja tjetër, Arta Dade, do t’i bashkohet lëvizjes së Ben Blushit. Po ashtu pritet edhe reagimi i figurave të tjera të PS-së si Maqo Lakrori, Namik Kopliku, Petrit Ago etj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button