Ridvan Bode me Benz mbi 90 mijë euro dhe me targa false

Ish- ministri i Financave, Ridvan Bode, është fotografuar duke shkuar në Kuvend me një makinë superluksoze Benz S- Class.

Panorama thotë se bëhet fjalë për një makinë të vitit 2012, që kushton mbi 90 mijë euro.
Por skandali nuk ndalet me kaq.

Makina ka targa false. Targa e makinës TR4300N i përket një makine Jaguar, të sekuestruar më parë.

Megjithatë, Bode ka vendosur në xhamin e makinës një teserë të Kuvendit, për të mos u ndaluar nga policia dhe për të parkuar lirshëm ku të dojë./ep
bode-makina

Lajme të ngjashme

Back to top button