Djali i Remzi Hoxhës takon Ramën dhe shfaqet para medias

Çështja e biznesmenit shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha është rikthyer në qendër të vëmendjes. Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka programuar zhvillimin e një takimi me djalin e biznesmenit të zhdukur, Ardian Hoxha.

Lajmi është konfirmuar nga Ardiani përmes një njoftimi që i ka bërë medias ku shkruan se “me rastin e ditëlindjes së babait tim, Remzi Hoxha, më 21 dhjetor, dhe me rastin e takimit për herë të parë me kryeministër të Shqipërisë brenda 18 viteve rreth zhdukjes së babait tim, ju ftoj që të merrni pjesë në konferencën për shtyp për rastin në fjalë”.

Bashkëbisedimi i Ardian Hoxhës me median do të mbahet ditën e sotme kur edhe është parashikuar takimi me Kryeministrin Rama.

Lajme të ngjashme

Back to top button