Çollaku: Kosovarët presin vendim pozitiv për vizat

Ministri i Integrimit Bekim Çollaku, gjatë vizitës së tij zyrtare në Strasburg, ka zhvilluar takime të ndara me komisionerin për Politikën Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatave për Zgjerim, Johannes Hahn si dhe zëvendëspresidenten e Parlamentin Evropian njëherësh raportuese për Kosovën në PE, Ulrike Lunacek me të cilët kanë diskutuar për procesin e liberalizimit të vizave për kosovarët.

Në njoftimin për media thuhet se Çollaku nënvizoi se institucionet e Kosovës kanë përmbushur obligimet e përcaktuara për heqjen e vizave dhe se tani janë në pritje të një vendimi meritor, transmeton Koha.net.

“Institucionet dhe qytetarët e Kosovës presin që në afat sa më të shpejtë të marrin rekomandimin pozitiv në mënyrë që sa më shpejtë të udhëtojnë pa viza në shtetet e Zonës Schengen. Kemi bërë një rrugëtim të gjatë në këtë proces dhe fal tij kemi arritur një sërë reformash të dobishme për vendin tonë”, ka thënë ministri Çollaku.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button