Osmani pesimist rreth iniciativës për shkarkimin e Ivanovit

Zëdhënësi i Bashkimit Demokrati për Integrim, Bujar Osmani, në një deklarat dhënë për TV Art thotë se BDI solidarizohet me LSDM-në për mbledhjen e nënshkrimeve të nevojshme për shkarkimin e presidentit Gjorge Ivanov, por u shpreh pesimist për suksesin e kësaj nisme.

“Dëgjuam për iniciativën e LSDM-së për inkriminim të z. Ivanov nuk e dimë sa është efektive pasi Kushtetuta thotë se një inkriminim i tillë mund të inicohet nga Kuvendi me 2/3 e votave kurse të konfirmohet nga Gjykata Kushtetuese po ashtu me 2/3 e votave të gjykatësve.

Nuk e dimë a i ka numrat LSDM-ja. Ne do të solidarizohemi me LSDM-në me mbledhjen e nënshkrimeve, por nuk e di ndoshta vetëm humbim kohë me një iniciativë të tillë.

Mendojmë se mënyra më e mirë është që urgjentisht të gjithë faktorët politik dhe faktorët ndërkombëtarë të gjejnë zgjidhje për tërheqje ose shfuqizim të vendimit i cili po shkel Marrëveshjen e Shkupit. Nuk ka zgjidhje tjetër përveç respektimit të Marrëveshjes në të gjitha pikat e saj,”- tha për TV Art, Bujar Osmani, zëdhënës i BDI-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button