BE: Serbia nis negociatat e anëtarësimit në janar

Niveli më i lartë evropian – ai i shefave të shteteve edhe qeverive të vendeve anëtare, konfirmoi se Serbia do nis negociatat e anëtarsimit, proces ky që çon deri te anëtarimi i plotë në Bashkimin Evroopian. Kjo reuzltoi në fund të samitit të Bashkimit Evropian kur kryetarët e kryeministrat e 28 shteteve evropiane mbështetën konluzat të së hënës të ministrave të jashtëm ku në mes tjerash edhe thuhet se Serbia do i nis negociatat e anëtarësimit muajin e ardhshëm.

Presidenti i Këshillit Evropian, Herman Van Rompuy konfirmoi se Beogradi do nis negociatat e antërësimit me Bruskelin më 21 janar të 2014.

Drita jeshile dhënë Serbisë, sipas shefave të shteteve dhe qeverive të BE-së është rezultat i përparimeve të bëra në dialogun politik në mes të Kosovës e Serbisë.

Angela Merkel, kacelare e shtetit që kishte rezerva fillimisht në lidhje më mbëhstetjen Serbisë, deklaroi para gazeëtarëve se të gjitha vendet e Bashkimit Evropian, sipas saj, kanë parë përparimin e jashtëzakonshmë në dialogun Prishtinë-Beograd.

Qeveria gjermane, përndryshe ishte ajo që më së shumëti insistoi në domosdoshmërinë e nënshkrimit të traktatit në mes të Serbisë e Kosovë, i cili do ketë karakter ligjërisht detyrues. Ndërsa i njëjti do sjellë normalizimin gjithpërfshirës të raporteve në mes të dy vendeve.

Ky formulim u adoptua edhe në kornizën negociuse të Brukselit me Beogradin zyrtar. Kryeministrat dhe kryetarët e shteteve evropiane mbështetën qëllimin e Komisionit Evropian që negociuatat e stabilzoim asoiciimit me Kosvën të përfundojnë gjatë vitit të ardhshëm.

Ndërkohë, nga kabineti i baroneshës Ashton konfirmohet se dialogu politik në mes të dy kryeministrave do vazhdojë menjëhërë në janar, pas përfundimit të periudhës së festave të fundvitit.

Lajme të ngjashme

Back to top button