Kryetari i shtetit Gjorge Ivanov, dje doli me deklaratë se ka sjellë vendim për faljen e gjithë politikanëve të cilët janë nën hetime, edhe pse Prokuroria Speciale Publike (PSP) i akuzon për vepra të rënda kriminele, ndër të cilat janë keqpërdorim i detyrës, mashtrim zgjedhor etj.
Ivanov ka theksuar se vendimin e ka marrë vetë dhe se për këtë nuk i ka njoftuar politikanët për arsye se ndoshta, sipas tij, ndonjëri prej tyre ndihet i pafajshëm dhe këtë dëshiron ta tregoj përmes procedurës gjyqësore.
“Titanik” – 1 person i arrestuar, 7 të tjerë i pret fati i njejtë në urdhër të Janevës (VIDEO)
Ivanov dje i fali, 8 personat e akuzuar të rastit “Titanik”, që sipas PSP-së, personat e dyshuar kanë kryer vepra penale duke kryer presione për të votuar, ndalesë votimi, dhënie të ryshfetit, shoqërim kriminal, shkelje e së drejtës zgjedhore, shkatërrimin e materialeve zgjedhore dhe keqpërdorimin e mjeteve për fushatën zgjedhore në vitin 2012.
“Tortura” – Mijallkov dhe 6 të punësuar në MPB, të dyshuarit e rastit “Tortura” (VIDEO)
Ivanov dje i fali, 7 personat e akuzuar të rastit “Tortura”, që sipas PSP-së, personat e dyshuar, të urdhëruar nga ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov, gjatë aktit të arrestimit të kryetarit të partisë “Të Bashkuar për Maqedoninë”, Lube Boshkovski, kanë përdorur dhunë fizike dhe psiqike.
“Fortesa” – Jankulloska dhe katër persona, të dyshuar për shkatërrim të mjeteve për përgjim
Ivanov dje i fali 5 personat e akuzuar të rastit “Fortesa”, që sipas Prokurorisë Speciale, personat e dyshuar i kanë shkatërruar dy sistemet me të cilat është bërë përgjimi dhe me këtë akt shtetit dhe buxhetit të Republikës së Maqedonisë i kanë bërë dëm mbi 10 milionë euro.
Ivanov i fali 20 të akuzuar nga Prokuroria Speciale për vepra të rënda kriminale, por nuk e fali një person i cili u dënua me 3 vjet burg vetëm pse vodhi 150 qebapë!
Ky vendim absurd, dëshmon se “ligji”, vlen vetëm për persona të caktuar, gjegjësisht për persona të pambrojtur.
Një 31 vjeçar nga Velesi më 10 gusht të vitit 2015 është dënuar me 3 vjet burg sepse i ka vjedhur 150 qebapë dhe ka bërë dëm rreth 6000 denarë. Aktin e vjedhjes së qebapëve, 31 vjeçari e ka kryer në maj të vitit 2014, i cili ka hyrë në një qebaptore dhe ka vjedhur 150 qebapë, 20 qofte dhe disa produkte tjera ushqimore. I akuzuari e ka pranuar veprën, ndërkaq dënimin me 3 vjet burg ia ka shqiptuar Gjykata në Veles.
Ivanov i amniston të gjithë politikanët që janë nën hetime
Përndryshe, dje pasdite, presidenti Gjorge Ivanov ka njoftuar se ka sjell vendim që të firmos faljen e të gjithë politikanëve të cilët janë nën hetime, ndaj të cilëve është ngritur procedure hetimore si dhe për një politikan i cili është duke vuajtur dënimin me burg.
Vendimi i Ivanovit ka shkaktuar reagime të shumta, që nga partitë e Maqedonisë, shoqërisë civile e deri të faktori ndërkombëtarë, duke vlerësuar se ky vendim është absurd dhe e largon Maqedoninë nga rruga euro-atlantike.
“Jemi thellë të shqetësuar, në lidhje me ngjarjet e fundit në Shkup. Marrëveshja e Përzhinos patjetër duhet të implementohe, përfshirë edhe pjesët që janë të lidhura me mbrojtjen dhe përforcimin e sundimit të drejtës në shtet, por edhe që të sigurohen mbajtje të zgjedhjeve të besueshme”, thuhet në kumtesën e eurodeputetëve pas takimit me eurokomesarin Johanes Han, në lidhje me ngjarjet e fundit në Maqedoni, përfshirë edhe vendimin e djeshëm të presidentit Ivanov që i fali të gjithë politikanët që janë në hetim.
Eurodeputetët vlerësojnë se vendimi i Ivanovit për t’i ndaluar të gjitha proceset gjyqësore ndaj politikanëve dhe funksionarëve dhe amnistimi i tyre, seriozisht mund ta rrezikojë Maqedoninë.
Paralelisht me ta, kanë protestuar edhe një grup tjetër protestuesisht përpara selisë së LSDM-së që sipas tyre, vendimi i Ivanovit është i papranueshëm sepse e falë dhe liderin e LSDM-së, Zoran Zaev që është i akuzuar në rastet “Puç” dhe “Mitmarrje”.
HALALL TI VERA DRUZHE IVANOV SEGA I JA KRADEM NA VELIO