Ambasadori përtac shkarkohet nga detyra

Ambasadori spanjoll në Belgjikë u shkarkua nga detyra pas akuzave se shpesh nuk gjendej në punë dhe se kishte abuzuar me pozicionin e tij, njofton TCH.

Zyrtarisht, nuk është dhënë asnjë arsye për largimin e Ignacio Jesus Matellanes Martinez, por mediat spanjolle thonë se ai u shkarkua për shkak se nuk shkonte në punë dhe nuk kishte fare dëshirë të punonte.

Të paktën, sipas mediave spanjolle,kështu shkruhet në një raport të rezervuar qeveritar. Sipas raportit, për shkak të sjelljes së ambasadorit, puna në selinë diplomatike ishte bllokuar.

Vetë ambasadori i shkarkuar Matellanes nuk ka bërë asnjë koment për mediat. Sipas burimeve nga Ministria e Jashtme spanjolle, raportet e shërbimit të inspektimit janë sekrete dhe nuk mund të komentohen publikisht.

Por, sipas mediave spanjolle, në raportin e zbuluar shkruhet se në punë e Ambasadës ishin gjetur mangësi serioze.

“Ambasada nuk po kryen asnjë prej funksioneve të saj themelore dhe kjo situatë është pasojë e stilit të drejtimit nga kreu i misionit. Atmosfera në Ambasadë donimohet nga mosbesimi, mungesa e komunikimit dhe tensioni, ndërsa ambasadori ushtron autoritetin e tij përmes frikës, kërcënimeve dhe konfrontimit”, shkruhet në raport.

Ndërkohë, gazeta britanie “the Guardian”, duke cituar burime të saj, shkruan se ambasadori Matellanes shkonte çdo ditë në meshë, por në punë zor se dukej.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button