Policia e shoqëron Visar Ymerin në gjykatë

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri është shoqëruar nga policia për në Gjykatën Themelore të Prishtinës.

Shoqërimi i Ymerit për në këtë gjykatë  ka të bëjë me rastin e rrahjes së deputetit Bekim Haxhiu, Kamishit, njofton Klan Kosova.

Lajmin e ka konfirmuar për Klan Kosovën zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Policia e ka shoqëruar atë deri në Gjykatën Themelore të Prishtinës për seancën që e kanë”, ka thënë ajo.

Në këtë rast për të cilin sot mbahet seanca,  kreu i “Vetëvendosjes” Visar Ymeri, deputeti i këtij subjekti politik, Rexhep Selimi  ish-deputeti Florin Krasniqi dhe vozitësi Besart Bujupi akuzohen për fjalosje dhe sulm ndaj deputetit të PDK-së Bekim Haxhiu me qëllim të shkaktimit të lëndimeve të lehta trupore.

Kjo kishte ndodhur më 28 qershor të vitit 2012 gjatë një pauze pas një debati në parlamentin e Kosovës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button