Fazliu: Nuk e votojmë këtë buxhet antishqiptar që ndërton kryqe dhe përmendore

Partia Demokratike Shqiptare do të votojë kundër këtij propozim buxheti pasi që ky është edhe një buxhet i cili i diskriminon shqiptarët.

“Do të votojmë kundër sepse ky buxhet i diskriminon shqiptarët, është buxhet i cili ende më shumë do ta thellojë varfërinë e tyre, papunësinë dhe jo -perspektiven e tyre. Ky buxhet do tua shtojë jo-sigurinë dhe vuajtjen e tyre. Ky buxhet do tua bëj jetën e mirë vetëm atyre që do ta votojnë atë, ministrat dhe deputetët e BDI-së. Nuk do ta votojmë këtë buxhet i cili jep para për kryqe dhe kisha, ky është buxheti që lejon të ndërtohet Shtëpia e oficerëve serb në vend të Burmali Xhamisë, është buxheti që lejon ndërtimin e përemërores së car Dushanit dhe të tjerëve. Ne nuk do ta votojmë këtë propozim buxhet i cili i le shqiptarët të jetojnë në varfëri dhe kushte mizore. Shikoni këtë foto dhe do ta kuptoni” tha sot deputeti i PDSH-së, Bekim Fazliu në seancën e fundit të diskutimit për buxhetin e vitit të ardhshëm.

Ai kërkoi një orë pauzë në shenjë revolte për mos rregullimin e çështjes së gjuhës shqipe në Parlament dhe shqiptarët dëgjojnë në maqedonisht fjalimet e deputetëve shqiptar. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button