Shtëpia e Bardhë: Asadi nuk i takon të ardhmes në Siri

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Jay Carney tha se lideri Bashar al-Asad, i cili po përdorë bomba me fuçi ndaj njerëzve të pafajshëm, “Asad nuk i takon të ardhmes në Siri”.

SHBA  është ofruesi më i madh i ndihmës për popullin sirian dhe do të vazhdojë për ta bërë këtë, dekaroi Carney në një konferencë për shtyp, tranmseton Mesazhi.

“Asadi i ka duart e përlyera me gjakun e sirianëve. Prandaj, ne  mendojmë se Asadi nuk i përket të ardhmes së Sirisë” tha Carney.

Carney gjithashtu theksoi se Asad është një diktator mizor i cili është përgjegjës për vdekjen e 100.000 njerëzve dhe krizës humanitare të shkaktuar, duke thënë: “ Regjimi sirian vret njerëzit e vet me helm të armëve kimike. Ai është një diktator i cili përdorë pushtetin e tij për të përdorur bomba me fuçi ndaj njerëzve të pafajshëm dhe parandalimin e ndihmave ndërkombëtare”.

Duke deklaruar se situata në Siri është duke u përkeqësuar, Carney tha se mbështetë procesin e Gjenevës dhe e vetmja zgjidhje janë negociatat.

“Sirianët do të përcaktojnë se kush do t’i udhëheqë ata. Populli sirian ka marrë një pozicion të qartë në lidhje me Asadin. Ata nuk duan që ai të jetë pjesë e së ardhmes në Siri dhe ne jemi dakord me mendimin e tyre”, shtoi Carney.

Lajme të ngjashme

Back to top button