Për Zhernovskin 15 deputetë – nga mëngët!

zernovski

[Recension: LSDM-ja bojkoton – Zhernovski do të fitojë më së paku 15 deputetë]

Tekst komentues, i bazuar vetëm në supozime, pa të dhëna konkrete, oa deklarata dhe pa argumentim adekuat për pohimet e bëra. I gjithë artikulli është shkruar në stilin, “çka do të bëhej sikur të bëhej”.

СДСМ бојкотира Жерновски ќе добие најмалку 15 пратеници ВечерLinku deri te artikulli origjinal: LSDM-ja bojkoton – Zhernovski do të fitojë më së pakur 15 deputetë

Data dhe koha e publikimit: 07.04.2016, 00:25

Data e recensionit: 09.04.2016

Recensues: Simona Atanasova

E SIKUR TË PYETEJ ZHERNOVSKI?

Kjo përmbajtje mediatike prognozon se kryetari i Komunës Qendër dhe ish-kryetari i Partisë Liberal-Demokratike do të fitojë 15 deputetë në zgjedhjet e paralajmëruara për 5 qershor (2016), pa e pyetur fare me këtë rast, atë ose partinë e tij, se a do të marrin pjesë në zgjedhje.

“Nëse LSDM-ja mbetet në qëndrimin për t’i bojkotuar zgjedhjet, atëherë nuk ka pengesa që PLD-ja e ish-kryetarit Andrej Zhernovski të fitojë 15 deputetë në Kuvendin e ardhshëm të Republikës s Maqedonisë.”

Në tekst, pa asnjë mbështetje supozohte se PLD-ja do të marrë pjesë në zgjedhje, edhe spe lideri i saj, Goran Milevski, qëndronte mu pas liderit të LSDM-së, Zoran Zaev, kur ai njoftoi se opozita do t’i bojkotojë zgjedhjet.

Dhe jo vetëm që supozohet se do të marrë pjesë, por se do të udhëhiqet nga kryetari i mëparshëm i PLD-së, Andrej Zhernovski?! E sqarim për zhvillimin e këtillë të ngjarjeve te liberlademokratët dhe për “ndërrimin” e udhëheqësisë në krye të PLD-së – nuk ka.

 ANKETA DHE ANALISTË VIRTUALË

Aq më tepër, artikulli  “parasheh” se Zhernovski dhe PLD-ja do të fitojnë 15 deputetë. Numër që është nxjerrë nga mëngët, gjegjësisht nga ndonjë “anketë”.

“Аnketat janë precize. Nëse i largojmë Georgievskin, Cërvenkovskin, Ivanovin, humbësen Sheqerinska dhe Petkovskin si pensionist, atëherë është e qartë se kush mund të jetë lideri i opozitës maqedonase, komentojnë analistët në bazë të rezultateve të fundit të instituteve ndërkombtare për rejting.”

Теksti u referohet rezultateve të anketave mirëpo nuk thekson se për cilat hetime të mendimit publik bëhet fjalë. Nuk është theksuar se kush dhe kur i ka bërë anketat e as që tregohet se cilat janë rezultatet konkrete.

Më poshtë në artikull ka një screenshot nga ndonjë publikim ku janë shënuar rejtingjet e disa politikanëve dhe në fund përmendet emri i një agjencie për hulumtimin e mendimit publik. Mirëpo, kjo nuk përmendet si informatë në pjesën përmbajtësore të tekstit. Poashtu, nga vetë printscreen-i nuk mund të kuptohet se në cilën periudhë është realizuar anketa, në çfarë mostre reprezentative dhe për çfarë qëllimi.

Ky artikull i njëanshëm dhe manipulues u referohet edhe “analistëve” të paemërtuar, sipas të cilëve, Zhernovski do të mund të fitonte 15 deputetë. Mirëpo, nuk zbulon se cilët njerëz i bëjnë këto prognoza, dhe pas asnjë atribuim dhe deklaratë, kjo mund të jetë edhe trillim. Përndryshe, sqarimi i vetëm i “analistëve” për atë se si Zherovski do të mund t’i fitnte 15 deputetë, është duke i përjashtuar të gjithë konkurrentët e tjerë, për të cilët janë dhënë epitete ofenduese (Sheqerniska – humbëse, Petkovski – pensionist).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button