“Kryqëzimi” i Eneda Tarifës, Rozana Radi: Pse sot të gjithë nuk e duan Enedën?

Lajmi i një dite më parë për “namin” e Eneda Tarifës gjatë një interviste në anglisht, i cili qarkulloi në pothuaj të gjitha portalet online, u bë shkas që disa personazhe të njohur të reagonin për këtë “turp” të madha që përfaqësuesja jon ë në Eurovision paskësh lënë për një fjalë ne anglisht. Duket se edhe publiku u nda në dy grupe: pro dhe kundër Enedës. Në të parin, natyrisht, nuk mund të mungonte këngëtarja Rozana Radi, e cila si kudo në të tilla raste nuk mund të heshtë pa treguar hapur mendimin e saj, aq më tepër kur pas një dite të tërë ka lexuar mjaft komente në rrjetet sociale për kolegen e saj.

Ja statusi i plotë i Rozit:

“Eneda Tarifa në litar!

Këtu në vendin tonë vërtet çuditesh me të gjithë dhe gjithçka!

Sapo hap sytë, përballesh me një mori shkrimesh dashakeqe. Linqe me tituj të tmerrshëm për artiste! Po e mënjanoj pak epideminë e “shtatzënisë” sime dhe të këtij gripi që na la “shtatzënë” për të diskutuar një tjetër çështje, që të them të drejtën, më bën të mendoj sa njerëz të këqij jemi.

Eneda Tarifa, fituese e këtij edicioni festivali, na përfaqeson me këngën “Përrallë” në Eurovizion. Eneda është një këngëtare që, doni s’doni ju, i ka dhënë shumë këngë të bukura fonotekës së muzikës sonë shqiptare.

Eneda është po e njëjta ajo që kudo që shkojmë dhe luhet muzikë shqip, të gjithë ne këndojmë këngët e Enedës. Është po e njëjta Ened që mbush një nga klabet e kryeqytetit ku unë dhe ti që shkruajmë kalojmë fundjavat tona.

Ndaj lind pyetja! Pse sot të gjithë nuk e duan Enedën? Pse çdo ditë qarkullojnë lajme të tipit Eneda Tarifa le nam në intervisten e radhës. Eneda turpëron shqiptarët!!! Eneda kështu, Eneda ashtu….. Kënga fituese e festivalit është përzgjedhur nga një juri, e cila si rradhë ndonjëherë kanë qenë të gjithë dakort që çmimi i parë ti shkonte Enedës.

Këtu çdokush mund të thotë që Eneda ka këngë më të bukura se kjo që do na përfaqësojë në Eurovizion. Po dhe unë jam dakort me këtë (kjo është punë shijesh) ama askush nuk mund të thotë që kënga është e keqe aq me keq akoma të drejtosh gishtin drejt një artisteje që na përfaqëson ne, të përfaqëson ty.

Eneda është aty, do këndojë aty dhe do na përfaqësojë ne me flamurim tonë. Ju që villni për Enedën, jeni po ju që vollët dhe për Elhaida Danin, të cilën e ngritët lart deri ditën që patë renditjen e saj në këtë kompeticion dhe menjëherë të nesërmen, e lëshuat dhe e goditët me tituj të tmerrshëm. (dhe këtë e bëni me të gjithë këngëtarët që nuk hyjnë në 10-çe)

Jeni po ju ata që nesër do ta ngrini në qiell nëse kjo vajzë do renditet mirë në këtë kompeticion. Të gjithë në këtë vend ndjejemi si Eneda. Asnjeherë nuk e dimë kur do na e bëni pis figurën. Dhe këtë e bëni për të ngritur emrin tuaj. Unë dua të lexoj artikuj kurajoz për vajzën. Jepini zemër, mbështetje, besim! Lëreni ta shijoje këtë “Përrallë”. Lërini kritikat pas kompeticionit. Se kur ka kritika që vijnë vërtet nga kritikë arti, atëherë kemi dhe çfarë të lexojmë. Mendoj që Eneda, ashtu si unë dhe disa të tjerë si puna ime, e di që dhe thëniet në këtë vend i kemi makabre.

Populli ynë mendjendritur thotë:

“Kush të rreh të do.” Kësaj radhe tabela je ti Ened, nëse nuk qëndron e fortë duhet të kalosh tek një thënie tjetër që duhet ta shpikim vetë, bazuar në logjikën e këtyre njerëzve.

“Ndaj dashuria për ata që të shkelën, mund edhe të vdesësh.” Atëherë ty do të të shpallin artiste të popullit. Jetojmë në kohën e llafazanëve dhe të dardhave që bishtin nuk e kanë as para, as mbrapa, por në gojë. Jetoje “Përrallën” tënde e mos u merr me përrallat me mbret të shqiptarëve.

R. Radi”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button